
Nga Agjencia për Punësim në Tetovë thonë se qytetarët nuk duhet të marrin vërtetime në këtë institucion për shfrytëzimin e masës së qeverisë, për ndihmë financiare prej 1200-1800 denarëve ndaj nxënësve prindërit e të cilëve kanë të ardhura më të vogla se 50.000 denarë, shkruan TV21. Nga ky institucion thonë se sipas njoftimit të MASH, për këtë masë tashmë duhet vetëm raport nga banka.
“MASH ka lëshuar një njoftim ku thuhet se nuk është e nevojshme të merren vërtetime nga Agjencinë i Punësimit. Na lëshuan një njoftim dhe ne përmbahemi ta ai njoftim, se duhet të shkojnë në banka dhe të marrin raportin mujor të rrogave, a kanë të hyra apo jo”, tha mes tjerash Idel Amzai, udhëheqës në Agjencinë për Punësim në Tetovë.



