LajmeMaqedoni

A do të rritet TVSH nga 18 në 19.5%?! Jovanoviq: Goditje ndaj të varfërve, të pasurit nuk preken

A paralajmërohet rritje e TVSH-së nga 18 në 19,5%? Hulumtuesi ekonomik Branimir Jovanoviq në emisionin “Biznes21” tha se pret që kjo të ndodhë gradualisht. Ai mendon se zbrazëtinë e buxhetit dinë që ta mbushin vetëm në këtë mënyrë dhe paralajmëroi se kjo do të thotë goditje ndaj të varfërve, ndërsa të pasurit nuk preken.

“Nuk e kam të qartë nëse kjo bëhet me pragun e daljes në pension, me kontributet, nëse ishte pjesë e një loje, nëse ishte diçka e dakorduar paraprakisht, që Këshilli socio-ekonomik të dalë me, më falni, këshilli fiskal, të dalë me qëndrime të këtilla, dhe pastaj qeveria të tregojë, jo, nuk do ta bëjmë këtë, ne nuk jemi për këtë, por ndoshta do ta bëjmë këtë. A ishte kjo vetëm hyrje, paralojë, një lloj arsyetimi i qeverisë, bazë që qeveria të ketë alibi për ta propozuar këtë, por kjo nuk është e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është se unë pres që qeveria ta rrisë TVSH-në”, tha Branimir Jovanoviq – Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare Ekonomike.

Kryeministri Mickoski javën që lamë pas nesh këtë ide e prezantoi si propozim i bashkësisë së biznesi para Këshillit socio-ekonomik, ndërsa biznesmenët konfirmuan.

“Kishte të themi një propozim që të rritet TVSH-ja nga ana e bashkësisë së biznesit, të mos jetë 18 por 19,5%. Ide të ndryshme ka. Por ne duhet vendosur të gjitha argumentet në tryezë, të bëjmë një analizë të rreptë, të shohim se çfarë marrim e çfarë humbim dhe pastaj të marrim vendime”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close