LajmeMaqedoniTopLajm

“Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva” – thotë Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka dalë me një prononcim të ri në lidhje me fushatën presidenciale.

Njoftoi se tubimi përmbyllës për kandidatin e tyre për president, Bujar Osmanin do të mbahet më 21 prill në Sheshin Maqedonia në Shkup, me fillim prej orës 20:00, transmeton TV21.

“Në këtë shesh, në zemër të Shkupit, ua kërkova besën për ta bërë Kryeministrin e parë shqiptar.

Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva.

Asnjëherë në jetë, për asnjë çmim, nuk do t’ju zhgënjej.

Ejani përsëri, nga ky shesh ta nisim frontin e madh të fitores së 24 prillit dhe 8 majit për një të ardhme europiane dhe në miqësi të përhershme me SHBA “, shkroi Ahmeti në Facebook.

https://www.facebook.com/share/p/akhAtqrDK9yEZh1N/?mibextid=oFDknk

Related Articles

Back to top button
Close
Close