LajmeMaqedoni

Zejdi: Bujar Osmanin duhej ta votonin edhe maqedonasit por se bënë vetëm se është shqiptar

Skender Rexhepi-Zejdi, në ClickPlus tha se fushata e tyre presidenciale ishte mjaft dinjitoze dhe programi i Bujar Osmanit ishte i detajuar dhe i formësuar në shumë sektorë dhe sipas tij, duhej të votohej edhe nga maqedonasit.

Zejdi tha se nuk janë pjekur kushtet politike që të ketë një raport të mirë ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe se Bujar Osmani nuk u votua nga pala tjetër vetëm se është shqiptar.

“Kandidati jonë Bujar Osmani kishte një program aq të detajuar, aq të formësuar dhe të paraparë qoftë në çështjen e sigurisë, stabilitetit, rreziqet nga jashtë, diplomacinë dhe realisht duhej që një pjesë mjaft e bukur e maqedonasve ta përkrahin atë ofertë por fakti që në Maqedoninë e Veriut nuk janë pjekur kushtet politikisht për një raport të tillë ndëretnik, posaçërisht te maqedonasit  këtë e kam thënë edhe publikisht, maqedonasit fare nuk e kanë shkuar ofertën e Bujar Osmanit sepse është shqiptar”, tha Skender Rexhepi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close