MaqedoniTopLajm

Zaev: Cërvenkovski dhe njerëzit e tij mund të dalin dhe të maten në zgjedhje

Kreu i LSDM-së ka thënë se ish-kryeministri Branko Cërvenkovski dhe ata përreth tij kanë të drejtë demokratike të reagojnë. Ai ka folur për raportet me cërvenkovskin, duke theksuar se i ka dërguar përshëndetje përmes njerëzve, por nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë. Zaev ka thënë se Cërvenkovski duhet të jetë aktiv në politikë, pasi ish-zyrtarë në vende të tjera mund të kontribojnë.

“Nëse më pyet nëse më intereson që ata më rrezikojnë mua dhe pozicionin tim në LSDM, unë do t’u them atyre, në prill kemi zgjedhje për kryetar të LSDM, kemi demokratizim të zgjedhjeve, secili anëtar do të votojë. Nëse dikush mendon se Zaev duhet të zëvendësohet, le të marrin drejtimin. Zgjedhjet janë këtu”

Related Articles

Back to top button
Close
Close