SportTopLajm

Shkëndija mposht Borecin

Shkëndija ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi sot mposhti 2:0 Borecin, në duelin hapës të xhiros së 15-të në elitën e futbollit vendor. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 25-të, kur arbitri kryeror akordon penalti për tetovarët, pasi paraprakisht Stojçevski ndal me faul në zonë Totren, ndërsa nga pika e bardhë Ibraimi godet saktë duke shënuar për epërsi 1:0. Në minutën e 82-të futbollistët e Shkëndijës organizojnë një akcion të bukur të cilin e finalizon me gol Doriev për rezultatin përfundimtar 2:0. Ndryshe xhiroja e 15-të kompletohet të dielën me 5 takime të tjera. Struga Trim Lum përballet me Akademia Pandevin, Renova takohet me Sileksin, Pelisteri pret në shtëpi Shkupin, Bellasica do t’i matë forcat me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Vardari do të gostit Rabotniçkin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close