MaqedoniTopLajm

Vrapçisht, PDT do ta mbështes Isen Shabanin në raundin e dytë

Kandidati i ASH-AAA për kryetar komune në Vrapçisht, Isen Shabani në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do ta ketë mbështetjen e Partisë Demokratike të Turqëve (PDT). Për këtë, palët kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkët e cila u firmos nga vetë Shabani dhe kryetari i PDT-së të degës së Vrapçishtit, Erdall Ahmedi. Marrëveshja u nënskruate shtabi i partisë turke në Vrapçisht, ndërsa e njejta pastaj u prezentua edhe para anëtarësisë dhe simpatizantëve të Shabanit në shtabin zgjedhor në fshatin Negotinë. Koalicioni ynë është vetëm vazhdimësi e atij nga 2017-ta, theksoi me këtë rast Shabani.

“Finalizuam koalicionin me Partinë Demokratike të Turqëve. Ne kemi pasur edhe para katër viteve koalicion, kemi udhëhequr në institucionin Komunë bashkërisht dhe ky bashkëpunim i ndërsjellë, korrekt dhe programi të cilin e kemi pasur në vitin 2017-të të inkorporuar me programin tonë dhe atë të PDT, ai rezultat i shklëqyer, ajo marrëveshje e respektuar vendos që ne edhe për katër vitet e ardhshme të jemi bashkë. Ky koalicion do të sjellë të mirat për qytetarët dhe ne do të vazhdojmë me punë edhe më fuqishëm dhe mund të them na prift e mbara për katër vitet e ardhshme”, deklaroi Shabani.

Ahmedi deklaroi se koalicioni me ASH-AAA reflekton vullnetiun e popullatës turke në Komunën e Vrapçishtit.

“Arritja e këtij koalicioni që e nëshkruajtëm nënkupton se në zgjedhjet lokale në raundin e dytë të dielën, ne si Dega e PDT-së në Vrapçisht, gjithçka që është në dorën tonë së bashku me vullnetin e popullit, do ta dëshmojmë. Për projektet që u realizuan periudhën e kaluar, popullata na rekomandoi që në Vrapçisht sërish të kemi koalicion të përbashkët sikurse para katër viteve. Në raundin e parë ne e kishim kandidatin tonë për kryetar komune, por votat e marra nuk mjaftuan që ne të jemi në balotazh. Tani, me vullnetin dhe dëshirën e popullit, ky koalicion do të vazhdojë dhe projektet e mbetura në gjysë për t’i përfunduar i themi sërish po këtij koalicioni. Urojë që pas katër vitesh të dalim faqebardhë para popullit me punët që do ti realizojmë bashkë”, deklaroi Ahmedi.

Me koalicionin e arritrur me PDT-në, ASH-AAA do ta ketë edhe shumicën në Këshillin komunal të Vrapçishtit.

“Ne si koalicion Aleanca për Shqiptarët – Alternativa kemi tetë këshilltar, një kemi nga BESA pasi edhe me ata kemi koalicion zyrtarë, tre ka PDT. Kjo nënkupton se ne kemi shumicë apsolute prej 12 këshilltarësh. Shumica është stabile dhe projektet që i kemi paraparë, nuk do të kemi vështirësi t’i kalojmë në Këshillin komuna”, deklaron Shabani.

Këshilli komuna i Komunës së Vrapçishtit numëron gjithsej 19 këshilltarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close