LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-Popullore: Historia akoma nën “kthetrat” e jugosllave

VMRO-partia Popullore, e Ljubço Georgievskit përmes një deklarate për media ka përkujtuar se në këto ditë para 76 viteve të shënuara si krishtlindja e përgjakur, janë vrarë dhe pushkatuar qindar partizanë maqedonas.

Pushaktimi i organizuar bëhej nga ana e sistemit titist jugosllav, me ndihmën e disa kryerësve maqedonas. VMRO- Popullore shpreh brengosje nga heshtja e të gjithë historianëve, kollumnistëve dhe autorëve të facebookut, të cilët me muaj çdo ditë na njoftonin për individë të pushkatuar nga ana e forcave pro-fashiste. Me këtë heshtje për këto vrasje massive, vetëm konfirmojmë që edhe më tej jemi shoqëri e indoktrinuar në të cilin objekt i ndarjes janë madje edhe viktimat. Andaj ne si popull akoma nuk dijmë si ta lajmë borxhin ndaj partizanëve të cilët idenë për Maqedoni të Pavarur kanë dashur ta realizojnë qysh në vitin 1945, thuhet në komunikatën e VMRO-Popullore.

“Ne si parti konsiderojmë se histoia maqedonase akoma eshte e roberuar në sistemin jugosllav, dhe duke heshtur pamundësojmë zbadhjen e ngjarjeve dhe japim mundësinë që fqinjët tanë të njejtat ngjarje ti përvetësojnë të tyre”, thuhet në reagimin e partisë VMRO-Popullore./Tvm2

Related Articles

Back to top button
Close
Close