LajmeTeknologji

“Huawei” vijon betejën ligjore për rrjetin 5G në Suedi

Kompania e telefonave Huawei ka apeluar vendimin e gjykatës në Suedi, e cila lejoi rregullatorin suedez të telekomunikacionit të rinisë ankandet për 5G, ndërsa planifikon të përjashtojë prodhuesin kinez nga ky rrjet.

Gjykata suedeze në 16 Dhjetor mbështeti vendosi të përjashtoj kompanisë nga Kina dhe gjithashtu tha se Huawei mund të ndiqte rrugën ligjore nëse kishte ankesa.

“Kemi  paraqitur një ankesë në gjykatën supreme administrative“, tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se kushtet rregullatorit suedez praktikisht e përjashtojnë atë nga tregu.

Vendimi i gjykatës suedeze vjen në një kohë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë presion ndaj aleatëve për të ndaluar pajisjet Huawei nga rrjetet 5G, duke pretenduar se ato mund të përdoren nga Pekini për spiunim.

Huawei ka mohuar vazhdimisht se do të lejonte që kjo të ndodhte. Suedia tha në tetor se do të ndalonte Huawei dhe rivalin kinez ZTE nga rrjeti i saj 5G për shkak të rreziqeve të sigurisë./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close