LajmeMaqedoniTopLajm

(VIDEO) DO TË FALET VETËM NAMAZI I KURBAN BAJRAMIT DHE JO NAMAZI I SABAHUT

Për shkak të situatës aktuale me koronavirusin Kovid-19, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, ka anuluar organizimin e Manifestimit qëndror tradicional të namazit të Kurban Bajramit, i cili në bazë të Takvimit, sivjet është 31 Korrik 2020, ndërsa koha e faljes për Shkup është në ora 06:06 min. Gjithashtu, rijaseti i BFI-së ka vendosur që në xhami të falet vetëm namazi i Bajramit, ndërsa ai i sabahut të falet në shtëpi. Muftitë e Muftinive të BFI-së do t`i prijnë xhematit në faljen e namazit të Kurban Bajramit, në njërën nga xhamitë kryesore të territorit të Muftinisë përkatse, duke e përcjellur mesazhin e Reisul-Ulemasë të BFI-së. Në njoftimin të cilin ua kanë lëshuar muftinive, është përcaktuar edhe protokolli për masat mbrojtëse që do të duhet ta respektojnë besimtarët dhe drejtuesit e xhamive, e të cilat vlejnë edhe për faljen e namazeve ditore, siç janë:

Bashkësia Fetare Islame

– Dezinfektimi i xhamive;

– Mbajtja e patjetërsueshme e maskave;

– Pastrimi i duarve me dezinfektant para hyrjes së xhamive ose mbajtja e

dorezave;

– Çdo besimtar me vete të ketë sexhade personale;

– Sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve;

– Të ruhet distanca fizike sa më shumë që është e mundur mes xhematit;

– Ndalohet qëndrimi në grupe para ose pas faljeve të namazeve në ambientet

e xhamisë;

– Namazi i Sabahut të falet në shtëpi;

– Falja e Namazit të Kurban Bajramit të mos zgjatë më shumë se 15 minuta

– Abdesti të merret në shtëpi – abdes-hanet dhe toaletet do të jenë të

mbyllura;

– Maksimalisht të largohemi nga përshendetjet me kontakte fizike;

BFI gjithashtu ka apeluar që besimtarët në këtë festë të Bajramit, të largohen nga vizita e varrezave, ndërsa vizitat tradicionale te familjarët të jenë sa më të pakta.

/SHENJA/

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close