BotaLajmeTopLajm

Vendimi i Greqisë për t’u zgjeruar në Egje – Mediat turke: Shkak për luftë!

Reagime të zjarrta vijnë nga Turqia pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias, se Greqia ka të drejtën të zgjerohet me 12 milje në jug dhe lindje të Kretës.

Mediat turke janë hapur sot me fjalët kyçe “skandaloze” dhe “provokuese”, ndërsa konstatimi i tyre është i njëjtë: zgjerimi me 2 milje i Greqisë në detin Egje është një akt lufte.

“Qasje provokative e Greqisë. Turqia të kujton “casus belli””, – shkruan Milliyet duke shtuar se fjalët e Dendias minojnë bisedimet mes dy palëve më 25 janar në Stamboll.

Gazeta Yeniçag shkruan: Vendimi i Greqisë fillon një luftë. “Shkak për luftë. Lëvizje ekstreme në Mesdheun Lindor nga Greqia pak përpara bisedimeve”, – shkruan Takvim.

Risjellim në vëmendje se Ankaraja e konsideron vijë të kuqe zgjerimin në detin Egje, dhe në fakt kjo është zona ku kohët e fundit të dy shtetet kanë pasur përplasje të mëdha.

Lexo edhe :  Njëri në Turqi e tjetri në Holandë/ Dy kuqezinjtë që shënuan sot (VIDEO)

Nikos Dendias theksoi të martën në parlament se shtrirja e kufirit detar është një çështje që nuk negociohet me njeri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close