LajmeRajonTopLajm

Detaje ekskluzive: Nuk certifikohen pesë kandidatë të VV-së, tre të LDK-së e një i PDK-së

Liderit të VV-së, Albin Kurti i është pamundësuar kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi që ai nuk është certfikuar si i tillë.

Kjo për shkakun se Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Burime të lajmi.net bëjnë me dije se përveç Kurtit janë edhe katër kandidatë të tjerë brenda VV-së që nuk janë certifikuar.

Certifikimi sipas burimeve të lajmi.net i është refuzuar edhe një kandidati nga PDK dhe tre të LDK-së.

Po ashtu, kandidimi nuk i është aprovuar as tre kandidatëve nga AAK.

Kjo për arsyen se të njëjtit kanë qenë të dënuar me një vendim të formës së prerë të gjykatës në tre vitet e fundit. /Lajmi.net/

Related Articles

Back to top button
Close
Close