BotaLajme

Vaksina Johnson & Johnson, 66% e efektshme ndaj COVID-19, 85% ndaj sëmundjeve të rënda

Vaksina Covid-19 e kompanisë Johnson & Johnson ka rezultuar të jetë e efektshme 66% në parandalimin e koronavirusit, ndërkohë është 85% e efiktshme për sëmundjet e rënda, njoftoi kompania të premten transmeton CNN.

Vaksinat tashmë në treg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rreth 95% efektive në përgjithësi kundër simptomave të Covid-19, me efektshmëri ndoshta edhe më të lartë kundër rasteve të rënda.

Ekspertët thonë se vaksina Johnson & Johnson do të jetë akoma e dobishme kundër pandemisë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën.

Kompania tha se rezultatet u mbajtën nga të gjitha grupmoshat dhe njerëzit e etnive të ndryshme. Në anën tjetër, doktori Mathai Mammen ka thënë se kompania po punonte për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SH.B.A. brenda një jave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close