BotaLajmeTopLajm

Përplasja për vaksinat/ BE publikon kontratën me Astrazeneca-n

Komisioni Evropian publikoi kontratën e tij me prodhuesin e ilaçeve AstraZeneca për vaksinën e tij anti covid, në mesin e një përplasjeje për furnizimet.

Lëvizja erdhi pak orë pasi shefja e komisionit, Ursula Von Der Leyen, shtoi presionin mbi kompaninë në lidhje me vendimin e saj për të reduktuar furnizimet për BE. Kontrata e nënshkruar në gusht, përmbante detyrime të qarta – tha ajo duke kërkuar shpjegime. Vaksina pritet të miratohet nga rregullatori i ilaçeve të BE, më vonë gjatë ditës. Kompania britaniko-suedeze, AstraZeneca, po fajëson vonesa në prodhim në dy impiantet e saj. Vaksina e AstraZeneca-s ndërkohë pritet të miratohet nga rregullatori i BE për ilaçet gjatë ditës.

Marrëveshja e nënshkruar në gusht kishte si objekt 300 milionë doza për bashkimin evropian, me mundësinë për blerjen edhe të 100 milionë dozave më shumë pas miratimit të rregullatorit. Por, burime nga BE thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milionë vaksinave që duhej të merrnin deri në mars, një rënie me rreth 75 milionë vaksina më pak. AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë evidentuar në fabrikat e saj në Holandë dhe belgjikë.

Astrazeneca prodhon vaksina edhe në fabrikat e saj në Britani dhe nuk ka pasur probleme me kontratat e saj me autoritetet britanike. Drejtuesi i saj, Pascal Soriot, ka thënë se kontrata nënvizonte se kompania do të bënte më të mirën e mundshme për të plotësuar kërkesat e BE dhe se nuk e detyronte kompaninë të respektonte afate specifike. BE është nën presion pas kritikave se ritmi i shpërndarjes së vaksinave në disa vende anëtare është shumë i ngadaltë.  Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close