Sport

UMIT KARAN RIKTHEHET TE FC SHKUPI

Umit Karan është trajner i ri i FC Shkupit. Lajmi që qarkullonte në media e opinion që nga momenti i ndarjes së Shkupit me tashm ish-trajnerin Muharem Bajrami, sot ka marrë konfirmim nga drejtuesit e skuadrës nga Çairi. Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, Shkupi komunikon marrëveshjen me Umit Karanin, i cili kthehet në pankinën e ‘bardhekaltërve’ pas një pauze prej një viti. Palët kanë firmosur kontratë deri në fund të sezonit, me opsion që bashkëpunimi të zgjatet nëse arrihen objektivat. Paralel me angazhimin e Umit Karanit, FC Shkupi ka njoftuar se ndihmës të tij do të jenë Armend Nexhipi, Volkan Sayilgin dhe Ahmet Ozen. “Fillimisht dua të falënderoj të gjithë, në jetën time kam dy ekipe më të dashura, njëra është Galatasaray dhe tjetra Shkupi. Jam shumë i lumtur që përsëri jam në Shkup dhe do e vazhdoj punën për të cilën mendoj se e kishim lënë në gjysmë, pra erdha këtu për ta kryer punën deri në fund. Shpresojmë që me ekipin që posedojmë të bëjmë gjëra të mëdha dhe të arrijmë të dalim kampion në fund të sezonit”, ka thënë Umit Karan në prononcimin e tij të parë në faqen zyrtare të FC Shkupit. Skuadra nga Çairi vazhdon garat në kampionat duke qenë në pozitën e dytë në renditje të tabelës, ndërsa ndeshjen e radhës e luan të shtunën kundër Borecit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close