SportTopLajm

Nafiu: Golin ndaj Totenhemit? Nuk kam mundur ta besoj

Para pauzës dy javore në kampionat, Shkëndija vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Sileksit në kuadër të xhiros së 8-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë mbajnë kreun e renditjes në elitë, ndërsa javën e shkuar mbyllën garat europiane, duke u eliminuar nga gjgiandi britanik, Totenhem.

Për ecurinë e Shkëndijës, për kanalin e klubit kuqezi ka folur autori i supergolit ndaj Totenhemit, Valmir Nafiu, duke komentuar ndeshjen dhe finalizimin.

Valmir Nafiu, futbollist i Shkëndijës
“Momenti i golit ishte diçka tjetër që vërtet se përshkruaj. Kur topi përfundoi në rrjetë, në momentet e para nuk kam mundur ta besoj se ndodhi. Por kur e mendoj tani përfundimisht është një moment që do ta kujtoj gjithë jetën time.”

Mesfushori i skuadrës tetovare flet edhe për shoqërimin me futbollistin e Totenhemit, Son pas ndeshjes.

Valmir Nafiu, futbollist i Shkëndijës
“Njihemi prej më herët sepse kemi qenë bashkë në Hamburger të Gjermanisë, gati tre vite kemi kaluar në atë skuadër dhe nga ajo kohë njihemi bashkë me Son.”

“Po, më komplimentoi për golin, më tha thjesht ishte një super gol.”

Nafiu gjithashtu është shprehur se Shkëndija në opinion duket si fituese e këtij dueli, pasi të gjithë kanë ngelur të kënaqur me lojën e zhvilluar përballë favoritëve të Totenhemit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close