Sport

Armend Nexhipi nis karrierën si ndihmës trajner

Një prej ish-futbollistët e Shkupit duket se ka vendosur të nisë karrierë trajneri. Në komunikatën e FC Shkupit për emërimin e Umit Karanit si trajner të ri, mes tjerash qëndron edhe informata se ndihës të tij janë emëruar Armend Nexhipi, Volkan Sayilgin dhe Ahmet Ozen. Deri sa dy të fundit edhe më herët kanë punuar në stafin teknik të Umit Karanit, vëmendje tërheq emri i Armend Nexhipit. Bëhet fjalë për ish-lojtar të Shkupit që për një periudhë u shkëput nga futbolli para se të rikthehej në menaxhimin e lojtarëve si pjesë e agjencionit “NN11” bashkë me vëllaun e tij Nderim Nexhipi. Kohë më parë Armend Nexhipi u afrua në skuadrën e FC Shkupit edhe si skaut dhe punonte kryesisht me moshat e reja, ndërsa kjo do të jetë hera e parë që kyçet si pjesë e stafit teknik me ekipin senior të FC Shkupit.
Dilema e vetme e pasqaruar deri më tani nga FC Shkupi është nëse pjesë e skuadrës tashmë s’është Toni Meglenski, i cili vetëm disa ditë më parë u emërua si ndihmës i tashmë ish-trajnerit, Muharem Bajrami?!

Related Articles

Back to top button
Close
Close