
Melania Trump në shënjestër të Iranit. Një video tronditëse që i atribuohet Teheranit po qarkullon në mediat sociale me “udhëzime” se ku duhet vrarë Zonja e Parë e SHBA-ve.
“Ku ta vrasim Melnia-n” u bën thirrje luftëtarëve globalë në veprim dhe tregon disa nga dyqanet e preferuara të blerjeve të Melania-s në Nju Jork, nga Bergdorf Goodman dhe Saks Fifth Avenue te Dior, Dolce & Gabbana.
Video e krijuar pothuajse tërësisht duke përdorur inteligjencë artificiale, diskuton skenarë të ndryshëm hipotetikë sulmi kundër gruas së Donald Trump, përfshirë përdorimin e agjentëve nervorë për të helmuar rrobat e blera nga Melania.
Krijuesit e videos pretendojnë se kanë marrë informacion nga zyrtarët e sigurisë në lidhje me vendndodhjen e Zonjës së Parë, por vendet e treguara në video janë të gjitha të njohura publikisht.
Videoja kërcënon gjithashtu djalin e Donald dhe Melania Trump, Barron. Shërbimi Sekret është në dijeni të videos, por nuk ka komentuar, duke thënë vetëm se “heton çdo gjë që perceptohet si kërcënim”.
Videoja nuk është kërcënimi i parë kundër familjes Trump gjatë luftës në Iran. Në javët e fundit, në Teheran janë parë tabela reklamash që paraqesin presidentin, Zonjën e Parë dhe disa nga fëmijët e Trump mbi arkivole të mbështjella me flamurin amerikan.



