LajmeRajonTopLajm

‘Asistenti i Kurtit kishte profil të rremë me emrin “Axhi Tator”, përmes së cilit sulmonte ata që dilnin nga partia’

Ish-zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, ka rrëfyer se Aritanit Beqiri, asistent i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në vitin 2017 kishte një profil të ngjashëm me “Lule Gjelin”, përmes së cilit sulmonte individë që ishin kundër VV-së.

Sipas tij, ky profil e kishte emrin “Axhi Tator” dhe shërbente për propagandë në shërbim të tash partisë në pushtet. “Kur unë kam qenë pjesë e Vetëvendosjes apo para vitit 2017 ose 2016 ka qenë vetëm një që unë e kam njohur në VV.

Ka qenë një profil i vogël, i cili nuk ka bërë propagandë sikur ky, por ka qenë një profil i quajtur “Axhi Tator”. Prapa tij (Axhi Tatorit) ishte hiq më pak se asistenti i Albin Kurtit, Arianit Beqiri”, ka thënë Hoti në Paparaci.

“Ka qenë një profil më i margjinizuar. Ai e ka përdorur, jo aq brutal sa Lule Xheli, për sulme ndaj njerëzve që kanë dalë prej Vetëvendosjes”, shton ai.

Prokuroria Speciale së fundmi është vënë në lëvizje për profilin famëkeq “Lule Gjeli”, postimet e së cilit kanë përmbajtje dehumanizuese ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Njëri nga administratorët, sipas raportimeve të deritanishme, është një individ me emrin Gent Prokshi, i cili gjithashtu është i afërt me Vetëvendosjen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close