LajmeMaqedoni

Tubimet e fundit të dy kandidatëve për president, numërojnë dallimet e ofertave të tyre

Mendoni për të ardhmen e shtetit në përgjithësi. Kjo është porosia e kandidatit për president Stevo Pendarovskit, i cili mbështetet nga LSDM. Ai nga takimi me qytetarët në Resnjë, duke ju bërë thirrje atyre që të bashkohen dhe masovikisht të dalin në zgjedhje më 8 maj, tha se oferta e tij dhe e kundërkandidates së tij, janë diametralisht të kundërta. Tubimi i fundit i Pendarovskit, është pasdite në Shkup.

Stevo Pendarovski, kandidat për president

“Unë ofroj progres, ata ofrojnë kthim prapa. Ne e kemi çuar vendin në NATO dhe kemi filluar bisedimet me BE-në, ato paralajmërojnë bisedime të sërishme për Marrëveshjet që i mundësuan këto. Me ne ka liri të fjalës, ata, nëse fitojnë pushtet, arrestojnë gazetarë dhe do të kemi regjim numër 2. Erdhën, të thjeshtë, dolën nga pushteti multimilionerë”.

Ndërkaq, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska në dy ditët e fundit nuk ka pasur aktivitete të fushatës. Nga shërbimi për media kanë bërë me dije se ajo gjatë ditës së sotme do të jetë në disa vende edhe atë: do të mbaj një tribinë me emrin “Gratë”, do të jetë e pranishme në një debat televiziv dhe do të jetë në tubimin e fundit të fushatës së VMRO-DPMNE-së, e cila është paralajmëruar të mbahet në ora 20:30 në Prilep.

Related Articles

Back to top button
Close
Close