BotaLajme

Trump me sulm të ashpër personal kundër McConnellit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri një sulm të ashpër personal kundër bashkëpartiakut të tij republikan, Mitch McConnell.

Trump e cilësoi atë si “politikan të vrazhdë dhe të mërzitur” dhe tha se nëse senatorët republikanë vazhdojnë të mbeten me të, ata do të humbin përsëri.

Javën e kakuar, Senati i Shteteve të Bashkuara e ka shfajësuar Trumpin nga përgjegjësia për nxitjen e trazirave në Kongresin amerikan, më 6 janar.

McConnell, i cili ka udhëhequr Senatin për katër vjet, ka votuar për shfajësimin e ish-presidentit, por më vonë ka thënë se ai është “moralisht përgjegjës” për trazirat.

“Partia Republikane kurrë nuk mund të respektohet ose të jetë e fortë me ‘liderë’ politikë si senatori Mitch McConnell në krye të saj”, tha Trump përmes një deklarate për media.

“Mungesa e gjykimit politik, mençurisë, aftësisë dhe personalitetit” të McConnellit u ka kushtuar republikanëve me kontrollin e Senatit, pas zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, shtoi Trump.

Më 6 janar, derisa Trump ka qenë ende president, mbështetësit e tij kanë sulmuar dhunshëm ndërtesën e Kongresit, ku ligjvënësit po certifikonin fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.

Pesë vetë, përfshirë një zyrtar të policisë, kanë mbetur të vrarë në trazira.

Related Articles

Back to top button
Close
Close