
Lulzim Peci, drejtor i Institutit KIPRED, ka vlerësuar se deklarata e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, tregon se ideologjia e Millosheviqit vijon të dominojë establishmentin shtetëror serb, ndonëse ai e humbi luftën në Kosovë.
“Kjo dëshmon po ashtu se politika e përafrimit e Brukselit për Beogradin ka probleme serioze dhe ajo shfaq një dështim strategjik në aspektin ideologjik dhe të vlerave njerëzore për integrimin e Serbisë në BE.
Shpresoj se SHBA-ja do ta trajtojë këtë deklaratë ashtu siç e meriton qeveria serbe.
Fundja, për shkak të kësaj politike, ajo edhe e ka bombarduar Beogradin në vitin 1999. Një gjë duhet pranuar, dhe atë se në garën e budallakisë, fosilet e nazizmit të Serbisë s’tërhiqen!”, ka shkruar ai në Facebook.



