KurioziteteLajme

Trofeu i Topit të Artë të Maradonës del në ankand

Trofeu i Topit të Artë ose çmimi i lojtarit më të mirë të Kupës së Botës në vitin 1986, do të dalë në ankand më dy qershor shkruan të martën mediumi anglez “Reuters”.

Këtë çmim e pati fituar legjenda e futbollit, Diego Maradona i cili vdiq në vitin 2020. Në vitin 1986, Maradona pati udhëhequr Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Meksikë.

Së fundmi, Shtëpia Ndërkombëtare e Ankandeve Aguttes në Paris do të sjellë në ankand trofeun e Topit të Artë të vitit 1986 për ata që janë të interesuar ta blejnë atë.

Ky është Topi i parë i Artë që del në ankand dhe ndërsa vlera pritet të jetë deri në 15 milionë euro. Ndërsa në vitin 2022, fanellën që e kishte veshur Maradona në ndeshjen ndaj Anglisë në Kupën e Botës në vitin 1986 më herët ishe hedhur në ankand për 8.3 milionë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close