LajmeMaqedoniTopLajm

Trajanov: Nuk e prisnim që Bilall Kasami ta prish qeverinë

“Pas shpalljes së dorëheqjes së Zoran Zaevit, u hapën shumë pyetje, por njoftimi se tashmë janë 61 deputetë të cilët duhet t’i votojnë mosbesimit Qeverisë hap një procedurë që duhet të hyjë në fuqi për disa ditë”, tha lideri i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov.

“Por, mund të ketë përmbysje, sepse “shkëmbimi” për transferimin e deputetëve është i hapur – tha në një deklaratë për Focus Trajanov, i cili është pjesë e mazhorancës ende aktuale në pushtet.

Ai shtoi se personalisht nuk e priste që lideri i BESA-s, Bilal Kasami të largohej nga koalicioni me të cilin siguroi 4 deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Megjithatë, Maqedonia po hyn në një proces të paqëndrueshmërisë politike që do të zgjasë dhe do të ketë efekte negative për stabilitetin, proceset integruese evropiane, luftën kundër pandemisë, por edhe biznesin”, tha Trajanov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close