LajmeRajon

“Thirrjet e Nënave” kërkon nga institucionet t’i kushtëzojnë bisedimet me Serbinë deri të gjenden eshtrat e të zhdukurve

Shoqata “Thirrjet e Nënave” ka përkujtuar sot gjashtë martirët e Kosovës, të rrëmbyer nga forcat serbe më 31 mars 1999.

Sipas kësaj Shoqate, ata janë rrëmbyer nga serbët dhe janë zhdukur pa gjurmë.

“Shoqata ‘Thirrjet e Nënave’ Gjakovë. Sot e përherë e përkujtojmë datën e 31 marsit 1999, kur forcat policore, ushtarake serbo-malazeze në mënyrë të dhunshme hynë në shtëpinë e Muharrem Kumnovës dhe rrëmbyen 6 meshkuj, ndër të cilët të birin e Muharremit, Albion Kumnova (1977), dhëndrin Gëzim Deva (1970), tezakun e Albionit, Artan Efendia (1976), fqinjin, Lutfi Bunjaku (1952) dhe birin e tij, Bekim Bunjaku (1983), pastaj bashkë me ta edhe fqinjën tjetër, Shkëlzen Binishi (1966).

Ata janë rrëmbyer nga kriminelët serbë dhe janë zhdukur pa gjurmë. Nga ky grup i të rrëmbyerve ende nuk dihet për fatin e Albion Kumnovës, trupin e të cilit ende po e mbajnë peng kriminelët serbë”, thuhet në përkujtimin e Shoqatës.

“Thirrjet e Nënave” thonë se rrëmbyesit janë identifikuar edhe me emra, por që asnjëri prej tyre nuk është dënuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close