LajmeRajon

Vaksinimi masiv antikovid/ Rama: Do t’ia dalim të rikthehemi në jetën e dëshiruar

Shqipëria është vendi i dytë në rajon që ka filluar vaksinimin masiv, ndërkohë që pas nisjes së vaksinimit masiv antikovid, është arritur dje shifra e 119 mijë vaksinimeve në total.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vaksinimi masiv i të moshuarve në Sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet, ndërsa shprehu bindjen se “do t’ia dalim të rikthehemi në jetën e dëshiruar më shpejt e më mirë se shumë të tjerë”.

“Jo vetëm do t’ia dalim, po do t’ia dalim të rikthehemi në jetën e dëshiruar më shpejt e më mirë se shumë të tjerë. Shqipëria buzëqesh”, tha Rama.

Në bazë të kontratave të lidhura deri tani, qeveria ka firmosur për 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa ka parapaguar edhe 1 milion e 140 mijë doza përmes mekanizimit të COVAX.

Po ashtu, qeveria ka firmosur kontratë për 1.2 milionë doza të vaksinës kineze “Sinovac”.

Në Shqipëri janë kryer vaksinime me “Pfizer”, “AstraZeneca, “Sinovac” dhe Sputnik V, shkruan ATSH.

Synimi i qeverisë është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajsh nga nisja e procesit.

Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close