BotaLajme

E kishin larguar nga Shtëpia e Bardhë për shkak të sulmit, një javë pas rikthimit e bëri sërish – qeni i Bidenit i vërsulet një burri

Qeni i presidentit amerikan Joe Bide, Mayor, sërish ka sulmuar një burrë – pak ditë pasi ishte rikthyer në Shtëpinë e Bardhë nga ku ishte “dëbuar”, pasi kishte shkaktuar një incident të ngjashëm me një pjesëtar të Shërbimit Sekret.

Siç raporton CNN, Mayor, kafshoi pjesëtarin e Shërbimit Kombëtar për Parqe, derisa po shëtiste në pjesën jugorë të oborrit të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

Michelle LaRosa, zëdhënësi i Zonjës së Parë, Jill Biden, ka thënë se punonjësi është kontrolluar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë dhe se më pas është rikthyer në punë pa ndonjë lëndim.

Ajo ka shtuar se “Mayor ende i duhet të përshtatet në ambientin e ri. Qentë e presidentit Biden, 3-vjeçari Mayor dhe 13-vjeçari Champ, javën e kaluar janë rikthyer nga prona private e Bidenit në Delaware, ku ishin dërguar për një trajnim pasi që Mayor kishte sulmuar një pjesëtar të Shërbimit Sekret në Shtëpinë e Bardhë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close