
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme ka qëndruar në komunën e Tearcës ku sëbashku me kryetarin e kësaj komune Daut Memishi kanë përuruar rrugën ere të rekonstruar në fshatin Dobrosht. Zekolli theksoi se “Në kuadër të kësaj vizite, përuruam rrugën lokale në fshatin Dobrosht, ku punimet kanë përfunduar me sukses, ndërsa vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugëve lokale në Sllatinë, Përshefcë dhe Gllogjë” shkruan Top24
Zekolli Shaqiri më tej shton se ” Përmes mbështetjes së Ministrisë së Transportit, në Komunën e Tearcës po realizohen gjithsej 7 projekte, me një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro, të cilat përfshijnë rikonstruksionin e rrugëve lokale dhe investime të rëndësishme në infrastrukturën komunale.”
Postimi i plotë:
2.2 milionë euro investime infrastrukturore për Komunën e Tearcës!
Së bashku me kryetarin e Komunës së Tearcës, Daut Memishi, zëvendësdrejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Tahir Tairi, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare, zhvilluam një vizitë pune në terren për të ndjekur nga afër ecurinë e projekteve që po realizohen në komunë.
Në kuadër të kësaj vizite, përuruam rrugën lokale në fshatin Dobrosht, ku punimet kanë përfunduar me sukses, ndërsa vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugëve lokale në Sllatinë, Përshefcë dhe Gllogjë.
Përmes mbështetjes së Ministrisë së Transportit, në Komunën e Tearcës po realizohen gjithsej 7 projekte, me një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro, të cilat përfshijnë rikonstruksionin e rrugëve lokale dhe investime të rëndësishme në infrastrukturën komunale.
Nga projektet e përfunduara te ato që janë në realizim, vazhdojmë të mbajmë ritmin e investimeve dhe të sjellim rezultate konkrete për çdo komunë dhe çdo qytetar.




