
Sot (23.07.2026), në ora 16:21, në autostradën Shkup–Tetovë, te nyja Kondovë, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë në Komunikacion pranë Sektorit për Punë të Trafikut të MPB-së kanë privuar nga liria një shofer fillestar, i cili drejtonte një automjet Volkswagen Arteon me targa të Shkupit me shpejtësi prej 211 km/h, më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar për një shofer fillestar në autostradë.
Gjatë kontrollit të komunikacionit me radar, u konstatua se I.A. (18), si shofer fillestar, po drejtonte automjetin me shpejtësi shumë më të lartë se kufiri ligjor prej 100 km/h.
Për shkak të veprës penale të kryer, automjeti është sekuestruar, personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor për procedura të mëtejshme, shkruan Top24



