LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti nga Gostivari: Uji pijshëm është një e drejtë elementare dhe garantimi i tij është një nga detyrimet më themelore

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së ka vizituar komunën e Gostivarit ku është takuar me kryetarin e kësaj komune Valbon Limani, Mexhiti përmes një press konference nga Gostivari së bashku me Limanin dhe ministrin e punëve të brendshme Pançe Toshkovski thekosi se “Uji i pijshëm është një e drejtë elementare dhe garantimi i tij është një nga detyrimet më themelore të institucioneve”, shkruan Top24

“Sot qëndrova në Gostivar, ku zhvilluam një takim në Komunën e Gostivarit për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar dhe me masat që po ndërmerren për tejkalimin e saj. Si nënkryetar i BNJVL-së, shpreha gatishmërinë tonë të plotë për të ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale, në mënyrë që kjo krizë të menaxhohet sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja për qytetarët.” shkruan Mexhiti.

Postimi i plotë:

Uji i pijshëm është një e drejtë elementare dhe garantimi i tij është një nga detyrimet më themelore të institucioneve.
Sot qëndrova në Gostivar, ku zhvilluam një takim në Komunën e Gostivarit për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar dhe me masat që po ndërmerren për tejkalimin e saj. Si nënkryetar i BNJVL-së, shpreha gatishmërinë tonë të plotë për të ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale, në mënyrë që kjo krizë të menaxhohet sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja për qytetarët.
Prioriteti ynë mbetet i qartë: mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i furnizimit me ujë të sigurt dhe koordinimi i të gjitha institucioneve për t’iu përgjigjur me efikasitet çdo nevoje që ka lindur nga kjo situatë.
Në momente si këto, qytetarët kanë nevojë për institucione që veprojnë, bashkëpunojnë dhe marrin përgjegjësi. Jam i bindur se me koordinim të plotë ndërinstitucional dhe me mbështetje të ndërsjellë do ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejt, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për çdo familje në Gostivar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close