LajmeRajonTopLajm

Të hënën nënshkruhet vendosja e raporteve diplomatike Kosovë-Izrael

Kosova dhe Izreali do të hyjnë të hënën e 1 shkurtit në një etapë të re historike duke nënshkruar kështu formalizimin e marrëdhënieve diplomatike me njëra tjetrën.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se formalizimi do të bëhet me një ceremoni virtuale.

Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm! Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.  Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, pak ditë më parë, MPJ e Izrealit në një përgjigje ekskluzive për lajmi.net tha se po presin një vizitë të kryediplomates shqiptare për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ne po shohim mundësitë që kemi përpara, që të presim në vizitën e parë zyrtare në Izrael, ministren e Punëve Jashtme të Kosovës. Gjatë vizitës, marrëveshja për krijimin e marrëdhënieve synohet që të nënshkruhet dhe të dy ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë më tej qëllimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem”, u tha në përgjigjen e ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, e drejtuar nga Gabriel Ashkenazi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close