LajmeSport

Mastantuono do të largohet nga Reali, mund të transferohet në Serie A

Franco Mastantuono do ta kalojë larg Madridit sezonin e ri që pritet të nisë.

Mesfushori ofanziv argjentinas, vetëm 18 vjeç, nuk i ka hapësirat e nevojshme për shkak të konkurrencës së madhe në skuadrën e Real Madridit dhe ka nevojë për më shumë minuta në fushë për ta vazhduar zhvillimin e tij.

Në sezonin 2025/26 ai i zhvilloi 35 ndeshje me fanellën e “Los Blancos”, duke i shënuar 3 gola, ndërsa trajneri i ri José Mourinho i ka sugjeruar ta gjejë një skuadër të re ku mund të luajë rregullisht, shkruan “Tuttosport”, përcjell “Gazeta Express”.

Serie A mund të jetë destinacioni ideal për talentin argjentinas, duke e ndjekur shembullin e bashkëkombësit të tij Nico Paz, i cili shpërtheu te Como dhe e fitoi edhe një ftesë në Kupën e Botës.

Sipas raportimeve të “Tuttosport”, Mastantuono i është propozuar Juventusit, me formulën e huazimit.

Megjithatë, bardhezinjtë nuk janë të vetmit të interesuar, pasi edhe Fiorentina po e ndjek nga afër situatën e ish-talentin të River Plates.

Drejtori sportiv i klubit vjollcë, Fabio Paratici, po përpiqet të lëvizë përpara konkurrencës dhe t’i sigurojë shërbimet e lojtarit para se Juventusi ta bëjë hapin vendimtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close