LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Caroska nuk dëshiron t’i dëgjojë kërkesat e maturantëve

Si për konceptin e ri arsimor për arsimin fillor, ashtu edhe për kërkesat e maturantëve, Carovska shkon me kokë në mur. Pa ia vërë veshin problemeve, pa përgjigje për kërkesat e nxënësve, profesorëve dhe fellës profesionale. Gjithçka është siç duhet vetëm ashtu siç e kanë menduar Zaev dhe Caroska, kështo vlerëson opozitarja VMRO-DPMNE.

“Maturantët tani më disa muaj kërkojnë nga Mila Carovska që t’i dëgjojë dhe t’i pranojë kërkesat e tyre. Në fillim i ka gënjyer dhe u premtoi, por siç po afrohet fundi as që dëgjon t’i pranojë dhe të bisedojë me ta. Mbi 75 për qind e maturantëve e bojkotojnë mësimin dhe çdo ditë i durojnë presionet dhe kërcënimet nga ministrja, drejtorët dhe mësimdhënësit. Maturantët direkt e theksuan Carovskën dhe drejtorët e saj për shantazh, frikësim dhe kërcënim ndaj maturantëve që ta ndërpresin bojkotin. VMRO-DPMNE-ja i mbështet kërkesat e maturantëve dhe ato janë baza. Kur këtë vit, viti i epidemisë, shumica e nxënësve ndoqën mësimin onlajn, disa prej tyre nuk kishin kushtet për të ndjekur mësimet dhe orët zhvilloheshin në kushte të vështira, ministrja Carovska duhet t’i pranojë këto kërkesa të bazuara të maturantëve. Nëse maturantët dërgojnë letër me kërkesë për diskutim për maturën shtetërore në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e VMRO-DPMNE-së do t’i mbështesin maturantët në kërkesat e tyre”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close