LajmeMaqedoni

Vodhi automjetin e Kryqit të Kuq, voziti pa patentë dhe aksidentohet

Më 23.07.2026 në orën 00:10 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin E.S.(18) nga Gostivari.

Ai pa leje ka marrë një automjet zyrtar të udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit në pronësi të Kryqit të Kuq, ku shërbente si vullnetar, dhe me automjetin ka goditur disa automjete të parkuara.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa pasur leje drejtimi, përkatsishtë pa patentë shoferi. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close