
Josep Guardiola nuk ka ndër mend që të rikthehet në stol të paktën edhe për një vit.
Sipas medieve të ndryshme trajneri spanjoll do të refuzojë ofertën që i kanë prezantuar përfaqësuesit e Federatës Italiane të Futbollit.
Motivet kryesore kanë qenë personale dhe financiare. Guardiola, pas largimit ngë City, është kthyer në Barcelonë ku kërkon që të kalojë më shumë kohë pranë familjes së tij.
Në vendimin e tij ndikon edhe oferta financiare e bërë nga Federata Italiane e Futbollit, e cila duket se ka arritur që t’i ofrojë deri në 10 milionë euro në vit, gjysmën e shifrës që pretendon tekniku katalanas.



