LajmeMaqedoniTopLajm

Të buzëqeshur në krah të Ali Ahmetit

Një fotografi sot ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet lideri i BDI-së bashkë me degën e Shkupit.

Siç u raportua më herët për gjoja përçarje në BDI dhe për rebelimin e degës së Shkupit një gjë e tillë del të ketë qenë e pavërtetë pas fotos së publikuar sot. Në foto janë të gjithë protagonistët e përfolur, zv.kryeministri i parë Artan Grubi, Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, kryetari i degë së Shkupit Izet Mexhiti dhe zv.ministri Nazim Bushi të cilët në krah të Ali Ahmetit ndjehen të lumtur dhe të buzëqeshur. Ali Ahmeti aktualisht ia del në shuarjen e pakënaqësive brenda përbrenda BDI-së duke arsyetuar dhe argumentuar vendimet që mer. Debati brenda BDI-së është vlerë që po e kultivon Ali Ahmeti duke mos lejuar hatërmbetje në strukturat e BDI-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close