LajmeSport

Gjermania nis një epokë të re edhe me Mertesackerin

Pas emërimit të Jürgen Klopp si trajner i kombëtares, Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi edhe Per Mertesacker si drejtor të përgjithshëm sportiv nga viti 2027.

Nuk do të jetë vetëm Klopp, ai që do ta udhëheqë kursin e ri të Gjermanisë. DFB ka bërë një tjetër zgjedhje strategjike për të ardhmen, duke i besuar Per Mertesacker rolin e drejtorit të përgjithshëm sportiv.

Ish-mbrojtësi i kombëtares do të nisë detyrën më 1 janar 2027, me përgjegjësi për të gjitha ekipet kombëtare dhe sektorin e të rinjve.

Presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, tha: “Per Mertesacker është një nga figurat më të rëndësishme të futbollit gjerman.

Si lojtar kontribuoi në rritjen e kombëtares për më shumë se një dekadë dhe më pas drejtoi një nga akademitë më prestigjioze në Europë. Kompetenca, qartësia dhe lidershipi i tij e bëjnë zgjedhjen ideale”.

Kampion bote më 2014, Mertesacker vjen pas 8 vitesh në drejtimin e akademisë së Arsenalit dhe do të jetë pjesë e rindërtimit të futbollit gjerman së bashku me Klopp.

Related Articles

Back to top button
Close
Close