
Andrea Pirlo është shfaqur si kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë.
Pas refuzimit të Pep Guardiolës dhe pamundësisë për të arritur te Carlo Ancelotti, Federata Italiane po e konsideron seriozisht ish-mesfushorin legjendar si opsionin kryesor për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.
Raportet e fundit e vendosin Pirlon në krye të listës së kandidatëve.
Para Pirlos u raportua se Federata Italiane iu afrua edhe Carlo Ancelottit dhe Pep Guardiolas.



