
Jasir Asani do të vazhdojë të jetë pjesë e Esteghlalit edhe në sezonin e ri.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshjen me kampionët e Iranit, duke i dhënë fund spekulimeve për largimin e tij nga klubi.
Edhe pse pak ditë më parë u raportua se bashkëpunimi mes palëve kishte përfunduar, situata ka ndryshuar dhe 30-vjeçari ka vendosur të rikthehet te skuadra iraniane.
Esteghlal investoi rreth 850 mijë euro për ta transferuar Asanin nga Gwangju verën e kaluar, ndërsa anësori kuqezi justifikoi pritshmëritë me paraqitjet e tij.
Ai realizoi 13 gola në 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Asani nuk ka luajtur që nga fundi i muajit shkurt, pasi konflikti në Lindjen e Mesme solli ndërprerjen e aktiviteteve futbollistike në Iran.
Pavarësisht kësaj situate, futbollisti shqiptar vendosi të vazhdojë aventurën me Esteghlalin, duke konfirmuar besimin ndaj klubit dhe projektit të tij.



