LajmeMaqedoniTopLajm

Takimi i Zv. Ministres së Punëve të Jashtme Fatmire Isaki me ambasadoren e Ukrainës Natalija Zadrozhnjuk

Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki më 2 tetor 2020 pranoi ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Natalija Zadorozhnjuk, e cila e uroi për zgjedhjen e funksionit.

Duke e falënderuar për urimet, Zëvendës Ministrja Isaki u fokusua në prioritetet e politikës së jashtme të vendit, me një theks në pranimin e fundit në NATO si dhe në fillimin e pritur të negociatave për anëtarësim në BE. Në fushën e marrëdhënieve bilaterale me Ukrainën, potencoi se edhe miqësia tradicionale midis dy vendeve tona paraqet parakusht dhe bazë të qëndrueshme për bashkëpunimin e mëtejmë të intensifikimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në veçanti në fushën e ekonomisë.

Nga ana e ambasadores së Ukrainës, Zadorozhnjuk, u shpreh kënaqësi nga dialogu i vazhdueshëm politik dhe bashkëpunimi i suksesshëm në më shumë fusha. Kështu, u shkëmbyen mendime për vazhdimin e këtij trendi pozitiv për periudhën në vijim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close