
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes njën postimi në profilin e tij ka reaguar duke alarmuar se polici që hoqi në mënyrë demonstrative flamurin shqiptar në Kumanovë, sot po shpërblehet nga qeveria VMRO–VLEN, shkruan Top24
Ademi alarmoise polici në fjalë jo vetëm që u avansua por shteti e shpërbleu edhe punësimin e dy djemve të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme
“Polici që e hoqi në mënyrë demonstrative flamurin shqiptar në Kumanovë, sot po shpërblehet nga qeveria VMRO–VLEN. Jo vetëm ai që u avancua, por edhe dy djemtë e tij qenkan punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Madje, njëri prej tyre është kthyer nga Gjermania vetëm për t’u punësuar në MPB. Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie dhe mesazhi që ajo zgjedh të dërgojë.” shkruan Arbër Ademi
“



