
Faqja zyrtare e Neustadt Prize hapet me thënien e kritikut dhe gazetarit të famshëm amerikan Lawrence Van Gelder:
“ Çmimi Ndërkombëtar Neustadt për Letërsi është i pranuar gjerësisht si çmimi më i rëndësishmë ndërkombëtar i letërsisë pas Nobelit”.
Kadare deri më sot ka fituar International Booker Prize në 2005 (çmimin më të rëndësishëm britanik në nivel ndërkombëtar), dhe për më shumë, në edicionin e parë të këtij çmimi në vitin 2005. Për të kuptuar rëndësinë e këtihj çmimi mjafton të kujtojmë që, pas Kadaresë, International Booker Prize u fitua edhe nga Phillipe Roth në 2011 (shkrimtari ndoshta më i njohur amerikan) e Alice Monro (fituese e Nobelit në 2013) dhe Olga Togarczuk (Fituse I fundit i Nobelit për Letërsi)
Kadare ka fituar çmimin Princi i Asturias në vitin 2009, çmimin më të rëndësishëm të vendeve latine të akorduar nga Princi Filip i Spanjes. Për t’u përmendur që Princin e Asturias, dy vitet përpara Kadaresë e kishin fituar Amos Oz dhe Margaret Atëood. Ndërkohë që lista e fituesve të këtij çmimi është madhështore. Aty gjejmë nobelistët Gunter Grass, Doris Lessing apo të famshmit Arthur Miller, Mario Vargas Llosa apo Carlos Fuentes.
Kadare në vitin 2015 fitoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Jerusalem Prize”, lista e fituesve të së cilit është krenari për çdo fitues. Emri I Kadaresë gjendeta aty në mesin e Milan Kundera, Jorge Luis Borges, Oktavio Paz, Graham Greene, Ernesto Sabato, Mario Vargas Llosa, Simone De Beauvoir, Coetze, Arthur Miller, Haruki Murakami e Bertrand Russell. Në listën prej 29 fituesve të këtij çmimi janë mbi 10 fitues të Nobelit dhe pothuaj gjithë emrat më të rëndësisëhm të letërsisë botërore.
Tani i erdhi radha edhe çmimit më të rëndësishëm amerikan në letërsi, “Neustadt Prize”, i cili është themeluar nga Universiteti i Oklahomës në vitin 1970. Juria ka zgjedhur si fitues Ismail Kadarenë në edicionin jubilar të 50-të për t’iu bashkuar të famshmëve nobelistë që gjithashtu e kanë fituar këtë çmim nëpër vite siç janë: Gabriel Garcia Markez, Czeslav Millosh apo Oktavio Paz.
Duke qenë se jemi në prag të akordimit të çmimit Nobel, i urojmë shkrimtarit tonë të madh të shtojë listën e çmimeve të mëdha të akorduara deri tani me më të madhin prej tyre.
Lista e çmimeve ndërkombëtare të fituara nga Ismail Kadare është aq e madhe, njohja e tij ndërkombëtare është aq e përbotshme sa emri i tij si fitues i mundshëm i Nobelit nuk do habiste askënd më.