LajmeRajonTopLajm

Haradinaj-Stublla: Situata në Luginë është alarmante

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha se situata në Luginën e Preshevës është alarmante, dhe se duhet ngritur zërin në instaca më të larta për gjendjen e shqiptarëve atje.

Haradinaj-Stublla këto komente i ka bërë gjatë takimit me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Situata në Luginë është alarmante, e ne duhet të ngrisim zërin në instanca më të larta, që po iu bëhet shqiptarëve në at pjesë”.

Kryediplomatja e Kosovës, shtoi se gjatë takimeve që kanë bërë kanë diskutuar për disa projekte infrastrukture dhe çështje tjera, të cila sot po i finalizojnë.

“Kemi nisur një platformë më takimeve jo vetëm me fotografi por takime konkrete. Në këto takime kemi diskutuar për projekte infrastrukturore të komunave të Luginës së Preshevës”.

Ajo tha se e kanë mbajtur premtimin që e kam dhënë për pesë studentët e shkencave politike të Luginës së Preshevës.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se rezultatet e takimeve me ministren Haradinaj- Stublla, po kanë sukses.

“Ka qenë një takim substancial dhe shumë miqësor, e këto takime nuk i kemi pasur vetëm si fotografi, por sot është parë një sukses nga MPJD, sepse sot kanë filluar praktikën 5 student të Luginës, dhe jo vetëm këtë por kjo ministri po bënë shumë punë sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Po ashtu, Arifi ka falënderuar ministren Haradinaj-Stublla, për raportin e krijuar me Gent Cakajn.

“E falënderojë edhe ministrin për takimin që ka pasur me Gent Cakajn, për Fondin që është krijuar, e kjo është diçka e mirë për shqiptarët. Ne po ashtu, e kemi edhe një draft se si do të duhej të jetë ky fond, por gjatë ditëve ta ardhshme do ta publikojmë”.

Bëjmë të ditur se ministrja Haradinaj-Stublla, dje ka pasur takim me pesë studentëve të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Prishtinës që vijnë nga Lugina e Preshevës, të cilëve iu është premtuar praktikë profesionale në MPJD, premtim të cilin e ka mbajtur/EO.

Related Articles

Back to top button
Close
Close