LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski betonon qëndrimin ska gjuhë shqipe, ado të ketë fatin e Paunovksit

Ministri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski gjatë një press konference të mbajtur ka betonuar vendimin e tij se në uniformat e njësitit TIGRA-t nuk do të aplikohet dygjuhësia, duke vënë në pikëpytje vendimin e qeverisë të cilës i takn vetë Spasovski, shkruan TOP24.

I pyetur nëse një vendim i gjykatës ndaj dekretit mund të sjell pasoja juridike në zbatimin e tij, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se për kushtetutshmërinë e dekretit duhet të flet gjykata.

“Për këtë do të flasë Gjykata Kushtetuese, unë nuk mund të parashikoj. Të presim nëse do të ketë një nismë të tillë dhe cili do të jetë vendimi i gjykatës”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Nga ana tjetër zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi tha se në njësitin “Tigri” do të ketë shqiptarë. Njësia elitare do të marr edhe kadetë nga Idrizova.

Përzgjedhja dhe kontrolli i kandidatëve për njësitin “Tigri” do të fillojë muajin e ardhshëm.

Ndryshe zëvendëskryeminsitri Grubi potencoi se gjuha shqipe në uniformat tani më është një premtim i mbajtur dhe zbatim i ligjit në fuqi për përfdorimin e gjuhëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close