LajmeRajon

Presidenti kroat kërkoi në Samit anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në Samitin e sotëm të NATO-s të mbajtur në Bruksel, ka propozuar që Kosova të anëtarësohet në organizatë dhe të jetë një shtet i plotë.

Këtë deklaratë Milanoviç këtë e ka bërë pas përfundimit të Samitit.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviç.

Ai tha se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, por theksoi se nuk është përmendur as Serbia e as Kosova.

“Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviç.

Related Articles

Back to top button
Close
Close