BotaTopLajm

Situata nga COVID, cilat janë vendet më të mira për të jetuar

Në krye të listës së vendeve më të mira për të jetuar është Irlanda për të dytin muaj radhazi, ku më shumë se 90% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar dhe ekonomia po funksionon pothuajse normalisht. Në vend të dytë është Spanja, një nga vendet që vuajti ndjeshëm në valën e parë të pandemisë në pranverën e vitit 2020.

Megjithatë, këtë herë vendi iberik po ecën jashtëzakonisht mirë, duke pasur një nga normat më të ulëta të rasteve dhe vdekjeve. Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ana e tyre, u ngjitën me tre vende dhe tani figurojnë në vendin e 3-të, pasi numri i rasteve të reja është më i ulëti në 12 muajt e fundit.

10 vendet e para plotësohen nga:

Danimarka

Finlanda

Norvegjia

Franca

Kili

Zvicra

Holanda

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara u ngjitën me dy vende në listën e “Bloomberg” dhe u ngjitën në vendin e 26-të, megjithëse numri i të vdekurve nga mutacioni Delta mbetet relativisht i lartë. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar humbi nëntë vende dhe zbriti në vendin e 25-të për shkak të shpërthimit të rasteve të reja.

Në të kundërt, vendet e Azisë Juglindore mbeten në fund të listës, me Indonezinë, Malajzinë, Tajlandën, Vietnamin dhe Filipinet që zënë vendet e fundit për të tretin muaj radhazi.

Vlen të theksohet se lista e “Bloomberg” merr në konsideratë 12 parametra, si përhapja e virusit, cilësia e sistemit shëndetësor, mbulimi me vaksinim, vdekshmëria, kufizimet e udhëtimit etj./ Abcnews.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close