LajmeRajon

Shqiptarët apo italianët? Bianka Dervishi rrëfen ngacmimet në punë Shqiptarët apo italianët? Bianka Dervishi rrëfen ngacmimet në punë

Bianka Dervishi është shqiptarja e parë që ka ndërmarrë përsipër të bëjë një profesion mjaft të guximshëm në Itali. Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej kamioniste dhe tashmë është bërë shumë e njohur prej videove të saj në Tik Tok.

Në emisionin “Mes dy botëve”, kamionistja e parë shqiptare, Bianka Dervishi tregon se si nisi ky rrugëtim i saj në një profesion që është konsideruar gjithmonë për meshkuj.

“Kamionit i kam hipur me një familjarin tim pa patentë fare, thashë do e provoj. Në momentin që e provova u dashurova. Nga aty fillova të marr patentën. Nuk mendoja se do e merrja shpejt se thashë ishte një profesion që unë nuk e kisha idenë nga motorri, vaji, por i mësova shumë kollaj dhe ia dola shumë mirë. Udhëtimi i parë ka qenë ngë Peruxhia në Firence. Familjarit tim po i vinte gjumë dhe më tha, a i jep ti kamionit? I thashë nuk kam patentë. Mora kamionin dhe arrita gati në shtëpi dhe i thashë zgjohu. Më tha: “Ti qenke për këtë punë”, rrëfen Bianka.

Por në rrugëtimin e profesionit të saj nuk kanë munguar dhe skeptikët e shumtë, të cilat Bianka i tregon tashmë me nota humori.

“Kur hyra në shkollë kisha 21 burra dhe isha e vetmja femër aty. Hyri instruktori dhe më tha, më fal ti je mësuesja për të dhënë këto shpjegimet komerciale? Jo, unë thjesht do marr patentën. Ore mos ke ngatërruar sallë më tha, sepse një femër mund të bëjë diçka tjetër shumë të mirë feministe. Ashtu femër ndihem dhe këtu dhe do e kuptoni dhe ju dhe do më jepni respekt i thashë. E njëjta gjë më ndodhte dhe kur shkoja të fabrikat, nuk e besonin, po e njëjta gjë dhe kur më ndaloi policia njëherë që mu fik kamioni dhe po prisja në rrugë policinë dhe mekanikun. Vjen polici dhe më tha: -Më thërrit pak shoferin e kamionit. I thashë, shoferja e kamionit jam unë. Mos u tall se s’kemi kohë se jemi në mes të rrugës, rrezik aksidenti ishte. I thashë të shkoj të sjell patentën se unë jam. Filloi të buzëqeshte dhe u sollën ndryshe më pas me mua. Më thanë se nuk kishin besuar asnjëherë”, shprehet ajo.

E pyetur për ngacmimet dhe nëse flirtojnë më shumë italianët apo shqiptarët, Bianka, thotë:

“Italianët njihen që janë shumë pas femrave. Sa ta shohin një femër do e komplimentojnë, nuk e vrasin mendjen se je me burrin. Kurse shqiptari po i the gruaja jote është e bukur mërzitet”.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close