Në dhjetor Shkupin e kanë vizituar 17.546 turistë të huaj. Dhe kjo është 51 për qind e të gjithë turistëve që erdhën në vend atë muaj. Për këtë muaj ata kanë realizuar 32.664 buajtje, që është gjysma e të gjithë buajtjeve në vend. Nga statistikat një turist mesatarisht ka kaluar dy netë në Shkup në dhjetor, ndërsa rreth 85 për qind e të gjithë buajtjeve në Shkup në dhjetor kanë qenë mysafirë apo të huaj.
Ndërkaq, numri i turistëve të huaj në Shkup në dhjetor është 34 për qind më i ulët se në nëntor, përkundër faktit se në muajin e fundit të vitit të kaluar pati një numër të madh të mysafirëve të huaj gjatë samitit të OSBE-së në Shkup.
Në krahasim me Shkupin, numri i të huajve është i vogël për sa i përket ofertave turistike malore. Në një muaj qendrat turistike malore si Krushevë, Popova Shapkë, Mavrovë, Pelister dhe Ponikvë i kanë vizituar vetëm 1,750 të huaj. Për këtë periudhë janë regjistruar 3,300 fjetje, që përbën 5 për qind të numrit të përgjithshëm të fjetjeve. Vendet e liqenit dhe oferta e tyre turistike në dhjetor, do të thotë jashtë sezonit, dhe nuk është edhe aq keq. Është larg nga vendi i dytë dhe më i mirë se vendet malore, sepse përbën 22.5 për qind të numrit të përgjithshëm të mysafirëve nga jashtë dhe 22 për qind të numrit të përgjithshëm të fjetjeve. Kjo do të thotë se 7/734 të huaj kanë qëndruar 14.113 herë në qendrat tona liqenore si Strugë, Ohër dhe Dojran.
Nga ana tjetër, këto dy javët e fundit me diell sollën numër të madh turistësh në qytetin e Shkupit, ku sipas tyre gjatë këtyre ditëve të ngrohta me diell Kanjoni i Matkës mbetet i përzgjedhur, duke mos lënë pas edhe çarshinë e Shkupit, Ura e Gurit, Tregu i Vjetër dhe Vodno.
Ndër të tjera, vitin e kaluar Maqedoninë e kanë vizituar mbi 734 mijë turistë dhe 47 për qind prej tyre kanë zgjedhur Shkupin si destinacion turistik.Top24