LajmeMaqedoniTopLajm

RMV/ Opozita kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje

“Me këtë qeveri aktuale nuk ka të ardhme evropiane,  e ardhmja evropiane është e mundur vetëm  me zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare këtë pranverë, fituese e të cilavedo të jetë VMPRO –DPMNE”, kështu shprehet lideri i VMRO – DPMNE-së Hristian Mickovski në një intervistë për portalin Veçer.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski  nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në një intervistë për “Veçer” Mickovski thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në pjesën e dytë të muajit Maj, kurse qeveria teknike të formohet në Shkurt.

“Mendoj se ky skenar duhet të zgjidhet më së voni në Janar për zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare. Që kjo të ndodhë,duhet të ketë një konsensus politik dhe social në Janar, ndërsa në Shkurt qeveri teknike, atje diku në mes të Shkurtit”.

Sipas Mickovskit zgjedhjet e parakoshme nuk konvenojnë BDI-së pasi sipas tij, mënyra se si funksionon në qeveri kjo parti, nuk do të ekzistojë më.

“Sot LSDM është subjekt komplet i BDI-së dhe i politikave të BDI-së”, tha mes tjerash Mickoski.

I pyetur se a do të jetë 2030 vitë ku RMV do jetë pjesë e BE, Mickovski thotë se me këtë qeveri aktuale nuk ka të ardhme evropiane, sipas tij, e  ardhmja evropiane është e mundur me zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare këtë pranverë, fituese e të cilëve siç thotë Mikovski, do të jetë partia që ai drejton, ku me një plan të qartë, me një strategji dhe vizion të qartë, viti 2030 nuk është një vit i paarritshëm.

Klan

Related Articles

Back to top button
Close
Close