LajmeMaqedoniTopLajm

Viti 2023 a mund të jetë vit i rikthimit të Gruevskit në vend?

Ish-kryeministri dhe azilanti aktual, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Budapest, në rrjetet sociale ka uruar Vitin e Ri dhe ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë më i keq për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta durojnë vitin që e lamë pas. Rishfaqja e herë pas hershme në rrjetet sociale e këtij politikani të arratisur është tregues i qartë se ekziston mundësia e rikthimit të tij. Por, ajo që po pret Gruevski duket të jetë krijimi i kushteve të përshtatshme që rikthimi i tij mos të jetë sikurse ikja e tij. Shenjat që flitet për një rikthim të mundshëm janë parë jo vetëm nga publikimet e tij në rrjetet sociale, por edhe nga rezultatet e fundit të publikuara të një ankete të realizuar. Bëhet fjalë për anketën e fundit të Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI, ku si personazhi më i dëshiruar politik në vend është ish kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski, me 7% besueshmëri. Pas Gruevskit, me 6% vijojnë lideri opozitar Hristijan Mickoski pasuesi i Gruevskit, shkruan Zhurnal.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Не е потребна вијагра.Сексот трае 3 часа!

 

Rikthimi i Gruevskit në vend do të rikthejë vendin në pikën zero-

Nikolla Gruevski, azilanti në Hungari, politikani që e ka zhvatur vendin dhe e ka vjedhur në gjitha mënyrat e mundshme ka qenë aktivë gjatë gjithë kohës në rrjetin social të tij facebook, duke komentuar zhvillimet e ndryshme brenda vendit. Që tregonte se vetëm me fizik ndodhet jashtë vendit. Aktiv ishte edhe më shumë gjatë festave të fundit duke i uruar qytetarët e ndjekësit e tij të “hipnotizuar” që edhe pasi leshi vendin si një frikacak këta qytetarë nuk lëshonin dot besimin dhe shpresën te ky politikan.

Së fundmi ai ka uruar Vitin e Ri duke shkruar në rrjetin social se se viti i ardhshëm do të jetë më i keq për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta durojnë përgjatë vitit që e lamë pas.

“Gëzuar Vitin e Ri 2023! Uroj që shëndet t’ju shërbejë, dashuria t’ju udhëheqë, paqja dhe qetësia t’ju rrethojë dhe lumturia t’ju ndjekë në çdo moment dhe në çdo vend! Agonia dhe pashpresa në Maqedoni u shndërroftë në një fillim të ri drejt triumfit të transformuar kombëtar dhe individual! Zoti qoftë me ju dhe me Maqedoninë! PS: Për të gjithë ata që nuk mundën të më kuptonin dhe të më duronin kohëve të fundit, më lejoni t’ju them se ky vit do të jetë edhe më i keq”, ka shkruar Gruevski.

Nga kjo lë të kuptohet se Gruevski nuk e ka ndërmend të mbetet në Hungari e as të kthehet në burgjet e Maqedonisë së Veriut, ai po dëshiron që me rikthimin e tij ta rikthej edhe pushtetin për partinë e tij. Që gjasat janë të mundshme pasi aktualisht partia më e madhe opozitare maqedonase e udhëhequr aktualisht nga, Hristijan Misckovski, në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë partia që ka fituar më së shumti komuna, dhe arriti që ta “pensionojë” Zoran Zaev politikanin që shkaktoi ndryshime të mëdha në vend, duke e larguar nga pushteti edhe njeriun më të pushtetshëm në vend, Nikolla Gruevskin.

Gjendje aktuale e VMRO-DPMNE është stabile dhe e favorshme për zgjedhje të parakohshme, prandaj edhe nga kjo parti kërkese të vazhdueshme e permanente e kanë këtë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër nga kjo parti janë shprehur kundër ndryshimeve Kushtetuese me të cilat i hapet vendit rruga eurointegruese.

Në këtë situatë rikthimi i një politikani të arratisur që të mos mbaj dënimet me burg përshkak të keqpërdorimit të buxhetit të shtetit, do të jetë një rikthim i madh për vendin mbase lirshëm mund të thuhet se pas gjithë përpjekjeve për të bërë ndryshimet e duhura kudo që ka qenë nevoja do të rikthej vendin sërish në pikën zero. Dhe, kjo do të prodhojë pasoja afatgjata duke izoluar vendin edhe për një kohë të gjatë. Duke rikthyer politikat nacionaliste dhe anti-shqiptare në skenë si dhe duke provokuar edhe me konflikte ndëretnike, që kanë qenë edhe specialitet i preferuar i Gruevskit.

Një argument tjetër që tregon se mundësia e rikthimit të Greuvskit në vendin është vetëm çështje kohe dhe pritje të pjekjeve të kushteve për të, është anketa e fundit e realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan – IRI, ku si personazhi më i dëshiruar politik në vend është ish kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski

Ajo që ka krijuar habi të madhe nga rezultatet e kësaj ankete nuk është gjendja apo rejtingu i partive politike, pasi deri diku kanë qenë të pritshme ato rezultate. Por, ka qenë e papartishme dhe surprizuese besueshmëria e qytetarëve te liderët politik, bie fjala për atë që është me besimin më të lartë, ish kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilën qytetarët maqedonas kanë nevojë edhe sipas kësaj që e kanë vlerësuar si politikanin më të besueshëm. Megjithatë, është e pakuptimtë se si ka mundësi që politikani i arratisur të jetë më i besueshëm se një pushtet i tërë por kjo është e vërtetë, dhe me këtë qytetarët maqedonas po dëshmojnë se ju mungojnë politikat anti-shqiptare, të cilat kush më mirë se Gruevski i ka realizuar.

Cila mund të jetë arsyeja që Gruevskit ende nuk po i bie rejtingu?

Politikani në azil, i arratisur nga vendi për të mos mbajtur dënimin për afera korruptive u bë politikani më i besueshëm në vend. Kjo tregon që qytetarët maqedonas kanë nevojë për Gruevizmin promotorin e anti-shqiptarizmit, mbase kjo mund të jetë edhe arsyeja kryesore që pse ende nuk po i bie rejtingu këtij ish politikani e azilanti aktual. Se qytetarët maqedonas janë të etur për politikë anti0shqiptare, dëshmohet edhe nga fuqizimi i opozitares maqedonase “E majta” në krye me Apasievin që nga hiçi mori një përkrahje të madhe, e sipas anktës së IRI-it, është partia e katërt me besueshmëri më të madhe pas VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së.

Politikanët shqiptarë të përgjumur, qytetarët maqedonas të zgjuar në kërkim të një politikani maqedonas që nuk do të “tregtojë” me politikanët shqiptarë për ndarjen e pozitave udhëheqëse në shtet. Përderisa qytetarët maqedonas po kërkojnë një politikan që punon e vepron kundër shqiptarëve, shqiptarët përgjatë kësaj periudhe që kanë pushtet nuk po punojnë drejt afirmimit të të drejtave për popullin shqiptarë në RMV.

Gjatë qeverisjes së Gruevskit shumë raste politike janë montuar ku shqiptarët janë viktimizuar dhe disa prej tyre kanë vdekur në kërkim të drejtësisë. Pra shqiptarët me fjalë të tjera janë dergjur burgjeve dhe po dergjen ende si pasojë e mos daljes së dritës së shpresës në institucionet e drejtësisë. Me Gruevskin ka lulëzuar korrupsioni, krimi, dhe politikat e tij kanë qenë të fokusuara në dy drejtime vjedhje të buxhetit dhe politika anti-shqiptare. Rrahjet e nxënësve shqiptarë në autobusa, kapja e mediave, kanë qenë specialiteti i këtij azilanti.

Megjithatë, ajo që vlen të theksohet, është fakti se qytetarëve u ka ardhur mbi kokë politika vendore dhe se nuk dëshirojnë të dëgjojnë për asnjë nga politikanët. Kjo nga fakti se sipas kësaj ankete, 38% e qytetarëve janë shprehur se nuk duan asnjë politikan, 12% e qytetarëve nuk do të votonin nëse këtë javë mbahen zgjedhje, 21% nuk e dinë dhe 7% kanë refuzuar të përgjigjen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close